Ndërlidhjet

BISHEK


Në bazën ajrore ushtarake Kant të Kirgistanit do të stacionohen rreth 1000 trupa dhe 20 avionë nga Rusia , Kirgistani, Kazakistani dhe Tazhikistani, si pjesë e forcave për reagim të shpejtë të formuar nga shtetet e Komonveltit të vendeve të Pavarura nënshkruese të Traktatit të Sigurisë Kolektive.
Ministri i jashtëm Rus, Sergei Ivanov tha në Bishek se arritja e aeroplanëve nuk përfaqëson përqëndrim në shkallë të gjërë të forcave ruse në Azinë Qendrore, por përforcim i forcave për kryerjen e detyrës , përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Kirgistani u ka ofruar mikpritje edhe avionëve dhe nja 2.000 trupave nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG