“Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi po zhvillohen pa kurrfarë problemesh” - ka deklaruar Neven Goshoviq nga Komisioni zgjedhor republikan. Ai mëtutje ka thënë se vendvotimet, që u hapën në orën 8 të mëngjesit, do të mbyllen në orën 21. Për kryetar të Malit të Zi konkurrojnë 11 kandidatë. Opozita ka ftuar për bojkotimin e zgjedhjeve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.