Ndërlidhjet

Bush mbron kufijtë e Kosovës


Presidenti amerikan George Bush ka përsëritur mbështetjen për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës dhe kufijtë aktual të saj. Këto komente Bush i bëri në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me kryeministrin e Çekisë, Topolanek.

"Shtetet e Bashkuara besojnë në shoqëritë e lira dhe besojnë se zgjidhja aktuale për Kosovën do të çojë drejt paqes. Nuk janë vendosur kufijë të rinj. Përmbledhtaz, kufijtë e Kosovës kanë qenë të përcaktuar shumë qartë. Lloji i qeverisjes ka ndryshuar tashmë në Kosovë", tha Bush

Më tej presidenti amerikan ka shtuar se "si pjesë e planit Ahtisaari ne presim që Kosova e pavarur të respektojë të drejtat e pakicave brend akufijve të tyre. Në këtë kuptim qëndrimi ynë është i qartë.
XS
SM
MD
LG