Ndërlidhjet

Merkel e Medvedev diskutojnë për Kosovën


Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Rusisë do diskutojnë temat kryesore ndërkombëtare, gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel në Moskë.

Lindja e Mesme, Kosova dhe Irani janë çështjet që Merkel do t'i diskutojë me Dimitri Medvedevin fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Rusi dhe shefin aktual të Kremlinit, Vladimir Putin.

Merkel është e para udhëheqëse e huaj, që po takon Medvedevin pas fitores në zgjedhjet e 2 Marsit.
XS
SM
MD
LG