Ndërlidhjet

Bush: Finalja do ta arsyetojë sakrificën


Presidenti George Bush ka premtuar se do të arrijë "një finale që ta arsyetojë sakrificën" e trupave të Shteteve të Bashkuara, që kanë humbur jetën në Irak.

- Një ditë, njerëzit do të shikojnë në këtë moment në histori dhe do të thonë: i falënderohemi Perëndisë që ata ishin njërëz trima, të gatshëm për të shërbyer për ta vendosur themelin për paqe të gjeneratave të ardhshme, tha mbrëmë presidenti Bush, lidhur me njoftimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, se numri i pjesëtarëve të saj që janë vrarë në Irak, arriti në 4 mijë.

Në këtë luftë, e cila posa ka hyrë në vitin e 6-të, janë vrarë edhe dhjetëra mijëra irakianë.
XS
SM
MD
LG