Ndërlidhjet

McCain: Kosova ka shumë miqë në SHBA


Cindy McCain, bashkëshortja e kandidatit republikan për president në Shtetet e Bashkuara, John McCain, po qëndron sot në Prishtinë për t’u takuar me udhëheqësit më të lartë të institucioneve vendore.

Pas takimit me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu zonja McCain tha se Kosova ka shumë miqë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu edhe bashkëshortin e saj, kandidatin preasidencial, John McCain.

Zonja McCain arriti në Kosovë në cilësinë e anëtares së bordit të organizatës bamirëse “Halo Trust”, e cila merret me deminimin dhe spastrimin e hapësirave nga mbetjet e luftës.
XS
SM
MD
LG