Ndërlidhjet

Bruksel: Rusia e kundërshton vendosjen e Misionit të BE-së në Kosovë


Rusia i ka tërhequr vërejtjen Bashkimit Evropian kundër çfarëdo përpjekjeje për ta vendosur misionin e tij në hapësirat në Kosovë që janë të banuara me pakicën serbe.

Ambasadori i Rusisë në BE, Vladimir Chizov këmbënguli sot se BE-ja nuk ka mandat legal për ta zëvendësuar adiministratën civile të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe tha se çdo lëvizje në këtë drejtim kërkon pajtimin e Serbisë.

I pyetur se çka do të bëjë Rusia nëse BE-ja vazhdon me vendosjen e misionit të saj në Kosovë ai tha se "do të shfrytëzojmë çdo mundësi në Kombet e Bashkuara për ta tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për çfarëdo shkeljeje të rezolutës 1244 nga kushdo qoftë", tha zoti Chizov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG