Ndërlidhjet

SHBA dënojnë sulmin në webfaqen e Radios Evropa e Lirë


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar sot sulmin në faqen e internetit të shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jessica Simon, tha se incidenti është shembulli i fundit i asaj që ajo e quajti "sulm kundër mediave të lira dhe të pavarura në Bjellorusi".

Sulmi ka filluar të shtunën dhe mendohet të ketë pasur në shënjestër vetëm faqen e Bjellorusisë, megjithatë, ai ka lënë përkohësisht jashtë funksionit edhe nëntë faqe interneti të shërbimeve tjera të Radios Evropa e Lirë, përfshirë këtu edhe atë në gjuhën shqipe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG