Ndërlidhjet

Bush i zemëruar me regjimin në Birmani


Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, dhe presidenti amerikan, George Bush, kanë kritikuar regjimin ushtarak në Birmani për përgjigjen e ngadaltë në ndihmë të viktimave të ciklonit në këtë vend.

"Ne jemi në një moment kritik. Nëse nuk hyn ndihma në mënyrë të shpejtë në Birmani, ne do përballemi me sëmundje infektive që mund ta përkeqësojnë krizën tej mase. I bëj thirrje Qeverisë në Birmani të vë para së gjithash jetën e qytetarëve", tha Bush.

Duket së nga e hëna është rritur hyrja e ndihmave në vendin aziatik.
XS
SM
MD
LG