Ndërlidhjet

Kabul: Vriten disa kryengritës në Afganistan


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njoftoi sot se disa kryengritës janë vrarë dhe 6 të tjerë janë arrestuar gjatë një operacioni në jug të Afganistanit.

Në njoftim më tutje thuhet se trupat e koalicionit janë përleshur me kryengritësit në provincën Helmand, gjatë ditës së djeshme.

Këtë vit, nga dhuna e ndërlidhur me kryengritësit, raportohet se janë vrarë më se 1200 vetë, shumica militantë.
XS
SM
MD
LG