Ndërlidhjet

Scheffer: Rusia të tërheq trupat nga Abkazia


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se Rusia duhet të tërheq 400 trupat e dërguara në Abkazi për riparimin e hekurudhës atje.

Scheffer tha se vendosja e këtyre trupave "është qartësisht në kundërshtim me sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë". Ai u bëri thirrje Rusisë dhe Gjeorgjisë që "shpejtë" dhe përmes dialogut të zbusin tensionet.

Rusia ka mbrojtur dërgimin e trupave duke e cilësuar "aksion humanitar".



Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG