Ndërlidhjet

Ruecker: Largohem nga Kosova


Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se nuk do të jetë më në krye të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe shtoi se UNMIK-u do të mbetet në Kosovë përderisa të jetë në fuqi rezoluta 1244, por do t'u përshtatet rrethanave të reja.

Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, Ruecker tha se UNMIK-u do të mbetet në Kosovë, por me kompetenca të kufizuara.

"Derisa të jetë në fuqi rezoluta 1244, Kombet e Bashkuara do ta luajnë rolin e vet në Kosovë", tha Ruecker, duke shtuar se kjo shihet "qartë" edhe nga letra që Sekretari i përgjithshëm të KB, Ban Ki-Moon i dërgoi presidentit Sejdiu.

Ai gjithashtu tha se UNMIK-u do t'u përshtatet "rrethanave, të cilat kanë ndryshuar".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG