Ndërlidhjet

Bejrut: Rice mbështet koalicionin qeverisës


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice filloi një vizitë të papritur në Liban.

Rice tha se dëshiron të shprehë mbështetjen amerikane për demokracinë libaneze, e cila shënoi së fundi një sukses të rëndësishëm. Pas 18 muajsh krize politike forcat politike arritën një marrëveshje për ndarjen e psuhtetit dhe zgjodhën presidentitn e vendit.

Rice u takua me presidentin Michel Suleiman dhe do takohet me kandidatin për kryeministër, Fuad Siniora.

Vizita e Rice erdhi në kohën kur vazhdojnë mosmarrëveshjet mes koalicionit qeverisës që ka mbështetjen amerikane dhe opozitës së drejtuar nga Hezbullahu. Ky i fundit është cilësuar si organizatë terroriste nga Uashingtoni.

Rice arriti në Bejrut pas vizitës në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, ku theksoi se ndërtimi i kolonive hebreje dëmton bisedimet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG