Ndërlidhjet

Bush ndoshta në hapje të Lojërave Olimpike


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush mund të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, gjatë turneut të tij në Kinë, muajin e ardhshëm.

Zëdhënësja Dana Perino tha se vendimi nuk varet nga bisedimet ndërmjet Pekinit dhe përfaqësuesve në Tibet të liderit shpirtëror në ekzil Dalai Lama.

Aktivistët për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje liderëve botëror që të bojkotojnë Lojërat Olimpike për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë.
XS
SM
MD
LG