Ndërlidhjet

Hagë: Para Gjykatës u paraqitën dy serbë të Bosnjës


Serbët e Bosnjës, Millan dhe Sredoje Llukiq u paraqitën në Gjykatën e Hagës, të akuzuar se kanë vrarë disa myslimanë, gjatë fushatës për pastrrim etnik, siç e kanë përshkruar prokurorët akuzën ndaj tyre.

Millan Llukiq e ka udhëhequr njësitin në qytetin Vishegrad, gjatë luftës së viteve 1992-1995, ndërsa kushëriri i tij, Sredoje Llukiq ishte anëtar i këtij njësiti.

Të dy këta të akuzuar thanë se nuk ndjehen fajtor lidhur me akuzat që përfshijnë vrasje, përzënie dhe persekuptim.

Nëse shpallen fajtor ata mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG