Ndërlidhjet

Rice: SHBA-të nuk kanë armiq të përhershëm


Nënsekretari amerikan i Shtetit, Williams Burns i është bashkuar shefit të diplomacisë evropiane, Javier Solana dhe të dërguarve të Kinës, Rusisë, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë në bisedimet me përfaqësuesit e Iranit.

Takimi po mbahet në Gjenevë dhe ka në qendër programet bërthamore të Iranit.

Delegacioni i Iranit drejtohet nga kryendërmjetësuesi Saed Xhalili.

Ky është takimi i parë që në bisedimet me Iranin merr pjesë dhe ndonjë përfaqësues amerikan.
Sipas Departamentit të Shtetit, Burns nuk do zhvillojë bisedime të ndara me Xhalilin dhe do të jetë në takim "vetëm për të dëgjuar". Kjo përbën ndryshim në qasjen e deri tashme të administratës Bush.

"Kemi qenë shumë të qartë se çdo vend mund të ndryshojë kurs. Shtetet e Bashkuara nuk kanë armiq të përhershëm", tha Sekretarja amerikane Shtetit Rice.

Para bisedimeve shefi i diplomacisë iraniane tha:

"Bisedimet e sotme do mbahen mes palëve dhe takimi i sotëm do pasohet nga shumë të tjerë.
Të gjitha palët do vendosin pikëpamjet e tyre në tryezë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. Bazuar në përgatitjet e bëra i vlerësojmë si pozitive dhe konstruktive negociatat e sotme në Gjenevë."
XS
SM
MD
LG