Ndërlidhjet

Tiranë: Tre vetë akuzohen për shpërthimet në depon e municioneve


Tre vetë, përfshirë edhe një punëtor të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, janë akuzuar për vrasje lidhur me shpërthimet masive në depon e municionit afër Tiranës, me ç'rast ishin vrarë 26 vetë dhe plagosur më se 300 të tjerë, ka njoftuar zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Nga një varg shpërthimesh, që ndodhën në muajin mars të këtij viti, janë shkatërruar apo dëmtuar më se 5 mijë shtëpi.
XS
SM
MD
LG