Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet – shumë të vrarë e të plagosur


Autoritetet thonë se nga një sulm me makinë bombë në Bagdadin verior sot janë vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur 20.

Shpërthimi ndodhi në lagjen Azamiyah, të banuar me popullatë shumicë sunite.

Raportohet se nga dy sulme të tjera me bomba në Bagdad janë plagosur 11 vetë.

Poashtu sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një pjesëtar i saj është vrarë dhe një tjetër është plagosur dje gjatë një aksidenti të trafikut në veri të Bagdadit.

Ky është rasti i parë i vdekjes së një ushtari amerikan në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG