Ndërlidhjet

Lavrov: Sakaashvili do të duhej të largohet


Ministri i Jashtëm i Rusisë tha sot se kriza rreth rajonit separatist të Osetisë Jugore do të zbutet nëse presidenti i Gjeorgjisë largohet nga posti.

Sergei Lavrov tha se Rusia nuk po punon për rrëzimin e Mikheil Sakaashvilit, por beson se do të ishte më së miri sikur ai të largohet nga posti.

Lavrov i bëri komentet në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Finlandës Alexander Stubb, kryesues i radhës i OSBE-së.

Lavrov tha se "mënyra e vetme" për t'u dhënë fund armiqësive është tërheqja e plotë gjeorgjiane. Sipas tij, Rusia nuk do të pajtohet me cilindo propozim të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, nëse ai parasheh praninë e trupave gjeorgjiane në njësitet paqëruajtëse.
XS
SM
MD
LG