Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç udhëton drejt Nju Jorkut për të paraqitur kërkesën e vendit të tij, që OKB-ja të kërkojë mendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Jeremiç do të paraqesë një propozim rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme lidhur me çështjen në fjalë.
Serbia duhet të marrë votat e shumicës së vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme që të miratohet propozimi i Beogradit.
Vendimi i Gjykatës nuk është i detyrueshëm, thotë Jeremiç, por shton se një vendim i Gjykatës ku do të theksohej se shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë duke shkelur ligjin ndërkombëtar, do t'i japë bazë Beogradit që të pengojë njohjet e mëtejshme.
Sipas Jeremiçit kjo do ta kthente sërish çështjen në tryezën e bisedimeve.