Ndërlidhjet

Gates: "Retorikë boshe" e Rusisë


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, i ka hedhur poshtë si "retorikë boshe", deklaratat e Rusisë se Moska mund ta marrë në shënjestër Poloninë, për sulm të mundshëm ushtara, për shkak se Varshava është pajtuar që një pjesë e sistemit mbrojtës raketor amerikan të vendoset në Poloni.

Zoti Gates i tha televizionit amerikan, ABC, se Rusia askend nuk do ta sulmoj me raketa.

Polonia është anëtare e NATO-s.
XS
SM
MD
LG