Ndërlidhjet

Ministri i Jashtëm i Kosovës viziton Çekinë


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni po qëndron për vizitë në Republikën e Çekisë. Kjo vizitë realizohet me ftesën e ministrit të Jashtëm të Çekisë Karel Shvarcenberg.

Me të arritur në Pragë dje ministri Hyseni vuri kurorë lulesh mbi varrin e Jan Pallahut, të riut që u vetëdogj para 40 vitesh në shenjë proteste për invadimin sovjetik në ish- Çekosllovaki.

Gjatë ditës së sotme ministri Skënder Hyseni do të takohet dhe do të bisedojë me zëvendëskryeministrin Aleksandër Vondra, me ministrin e Punëve të Jashtme Karel Shvarceneberg dhe me personalitete të larta të Çekisë.

Hyseni me mikpritësit do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale, për raportet e Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe për bashkëpunim rajonal. Republika Çeke që kohë më parë njohu pavarësinë e Kosovës prej 1 janarit të vitit të ardhshëm është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.


XS
SM
MD
LG