Ndërlidhjet

Rreth 2 milionë njerëz largohen para uraganit


Qendra Kombëtare për Uraganë në SHBA e zbriti në shkallën e dytë fuqinë e uraganit Gustav, në kohën kur ai goditi shtetin Loisiana.

Por qendra tha se ai mbetet "ekstremisht serioz" në kohën kur stuhia u vërsul rreth 110 km në juglindje të qytetit New Orleans.

Rreth dy milionë njerëz vlerësohet t'i kenë lëshuar shtëpitë e tyre në New Orelans dhe zonat rreth gjirit të Meksikës.

Platformat e naftës dhe rafineritë përgjatë Gjirit i kanë ndërprerë pothuaj të gjitha aktivitetet.

Presidenti George Bush tha se koordinimi ndërmjet shteteve dhe qeverisë federale ka qenë më i mirë se gjatë uraganit Katrina, i cili i shkatërroi brigjet e Gjirit në vitin 2005, ndërsa administratën e tij e vuri në shënjestër të kritikave për menaxhimin e krizës.

"Ka qenë një evakuim i jashtzakonshëm. Është e vështirë për qytetarët që të largohen nga shtëpia dhe të përballen me pasiguri kur të kthehen. Por dua t'i falënderoj ata qytetarë, të cilët i dëgjuan me kujdes autoriteett lokale dhe u evakuan. Gjithashtu i falënderoj bashkëqytetarët e mi në Teksas dhe shtetet tjera për mikpritjen duarhapur e këtyre njerëzve.
Shteti i Teksasit është shtet zemërgjerë", tha Bush.

Presidenti Bush e anuloi paraqitjen e tij në konventën e Partisë Republikane në mënyrë që të merret me urganin.

Zv/drejtori i Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave, Harvey Johnson tha se digat në New Orleans dhe rreth tij mund të durojnë për ca kohë, por forcimi i stuhisë mund t'i përmbysë ato dhe pjesërisht ta vërshojë qytetin.
XS
SM
MD
LG