Ndërlidhjet

Sarkozy viziton Sirinë


Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka arritur sot në Damask duke nisur kështu një vizitë zyrtare në Siri.

Vizita pritet të fokusohet në çështje të Lindjes së Mesme, përfshirë konfliktin izraelito-palestinez, situatën në Liban dhe programin bërthamor të Iranit.

Të enjten Sarkozy pritet të marrë pjesë në një samit në Damask, ku përfshihen Franca, Siria, Turqia, dhe Katari.

Sarkozy është lideri i parë i një qeverie perëndimore që viziton Damaskun, që nga 2005-ta, kur u bë atentat mbi ish-kryeministrin libanez Rafik al- Hariri.

Siria qe akuzuar se qëndron pas vrasjes- një akuzë kjo që është hedhur poshtë nga Siria.
XS
SM
MD
LG