Ndërlidhjet

Kabul: Vriten tre ushtarë kanadezë


Tre ushtarë kanadezë janë vrarë dhe pesë janë plagosur gjatë një prite, që iu bë veturës së tyre në Afganistanin Jugor.

Ushtria kanadeze tha se sulmi ndodhi në distriktin e Zharit, në provincën e Kandaharit.

Me viktimat e sotme, shifra e ushtarëve kanadezë të vrarë në Afganistan ngritet në 96.

Kanadaja ka lansuar misionin në Afganistan në vitin 2002.

Rreth 2 mijë e 500 trupa kanadeze tani shërbejnë në vend, kryesisht në jugun e paqëndrueshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG