Ndërlidhjet

Gjashtë vende ish sovjetike nuk i njohën rajonet separatiste


Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve, që kanë dalur nga ish Bashkimi Sovjetik, sot nuk i kanë njohur rajonet separatiste në Gjeorgji.

Megjithatë, në deklaratën e miratuar nga ministrat e jashtëm të vendeve të së ashtuquajturës Marrëveshje e Organizatës për Siguri Kolektive, ku pos këtyre gjashtë vendeve bënë pjesë edhe Rusia, është thënë se "e mbështesin rolin aktiv të Federatës ruse në punën për paqe dhe bashkëpunim në Kaukaz".

Duke iu referuar reagimit të vendeve Perëndimore, mëtutje në deklaratë, thuhet se zhvillimet rreth Osetisë Jugore treguan për "rrezikun e standardeve të dyfishta në marrëdhëniet ndërkombëtare".

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska në përgjithësi është e kënaqur me këtë dokument.

Ky grup përbëhet nga Armenia, Bellorusia, Kirgizia, Kazakistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.
XS
SM
MD
LG