Ndërlidhjet

Pakistan: SHBA, Britania mbështesin presidentin


Në Pakistan po vazhdojnë festimet pasi Asif Ali Zandari fitoi zgjedhjet presidenciale.

Raportet thonë se ai duhet të bëjë betimin javën e ardhshme.

Zardari tha se në emër të gruas të tij të vrarë, Benazir Bhutto, qeveria e tij do të përpiqet të vendosë demokraci të plotë në vend.

Qeveria afgane tha se Zardari e ka ftuar presidentin e Afganistanit Hamid Kharzai që të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë zotuar të punojnë ngushtë me Zardarin në fushat si kundër terrorizmi dhe stabiliteti ekonomik.

Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad shfaqi shpresën se do të zgjërohet bashkëpunimi mes Pakistanit dhe Iranit.
Zardari e zëvendësoi Pervez Musharrafin, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG