Ndërlidhjet

Jemen: Shpërthime afër ambasadës së SHBA


Shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar sot në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Zëdhënësi i ambasadës tha se një automjet bombë ka shpërthyer jashtë ambasadës.

Dëshmitarët thanë se shpërthimet janë përcjellur me të shtëna ndërmjet rojeve të ambasadës dhe sulmuesve të panjohur.

Të paktën dy njerëz, përfshirë një sulmues, besohet të jenë vrarë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Ambasada amerikane tha se asnjë nga personeli i saj nuk është lënduar.
XS
SM
MD
LG