Ndërlidhjet

Zotohen 3 miliardë $ kundër malaries


Liderët botërorë të mbledhur në OKB-së në një samit kundër varfërisë janë zotuar t'i japin afër 3 miliardë dollarë për të reduktuar numrin e vdekjeve të shkaktuara nga malaria në botë.

Fondi, që përfshin 1.1 miliardë dollarë vetëm nga Banka Botërore, do të përdoret për të përkrahur zbatimin e shpejtë të Planit Global të Veprimit kundër Malaries.

Strategjia e re synon të shpëtojë më shumë se 4.2 milionë jetë mes viteve 2008 dhe 2015, duke shpërndarë barna për njerëzit në rrezik.

OKB vlerëson se nga malaria vdesin afër një milionë njerëz çdo vit.
XS
SM
MD
LG