Ndërlidhjet

Irani përpiqet të bllokojë marrëveshjen SHBA-Irak


Ambasadori amerikan në Irak, Ryan Crocker e ka kritikuar Iranin se përpiqet të bllokojë marrëveshjen e re të sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.

Crocker i tha agjencisë AP se deklaratat publike të bëra nga figurat klerike dhe politike në Teheran lënë të kuptohet qartë se Irani po ndërhyn në negociatat dypalëshe SHBA-Irak.

Bisedimet duhet të përfundojnë deri në fund të vitit.

Ambasadori Crocker tha se Irani dëshiron që Iraku të mos jetë në gjendje baraspeshe, në mënyrë që t'i kontrollojë zhvillimet te fqinjët e vet arabë.

Marrëveshja e re duhet të përcaktojë statusin afatgjatë të forcave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG