Ndërlidhjet

Rusia 'rehabiliton' carin e fundit


Gjykata Supreme e Rusisë ka marrë një vendim sot me të cilin cari i fundit rus Nikolasi II dhe familja e tij ishin vrarë në mënyrë të paligjshme dhe atyre u është dhënë rehabilitimi legal.

Nikolasi, gruaja e tij dhe 5 fëmijët e tyre ishin qëlluar nga bolshevikët pa proces gjyqësor në vitin 1918 në qytetin Yekaterinburg.

Vendimi i sotëm gjyqësor pason një fushatë të gjatë nga trashëgimtarët e familjes mbretërore ruse, për t'i njohur ata si viktima të krimit sipas ligjeve ruse.

Gjykata Supreme vitin e kaluar kishte thënë se familja mbretërore nuk mund të rehabilitohej meqë nuk ishte akuzuar për krime më parë, por sot ka kthyer vendimin e mëparshëm.
XS
SM
MD
LG