Ndërlidhjet

OKB: Nis debati për nismën serbe


Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së filloi debati për propozimin e Serbisë, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në raport me ligjin ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq u kërkoi vendeve anëtare të OKB-së që të përkrahin rezolutën e Serbisë.

Në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Jeremiq tha se vota kundër kësaj nisme, do të ishte votë që i heq të drejtën secilit shtet tash dhe në të ardhmen që të kërkojë mendimin e gjyqit përmes sistemit të OKB-së.

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB Rosemary Di Carlo ka thënë se do të votojë kundër nismës serbe.

Ndërsa, ne fjalimet e tyre Britania e Madhe e Turqia kanë thënë se do abstenojnë.

XS
SM
MD
LG