Ndërlidhjet

Ministri britanik i mbrojtjes në Bagdad


Sekretari i ri britanik i mbrojtjes John Hutton ka zhvilluar sot vizitën e tij të parë në Irak. Ai në Bagdad takoi kryeministrin Nuri al-Maliki.

Që të dy pritej se do diskutonin të ardhmen e 4 mijë trupave britanike që gjenden afër Basras, në Irakun jugor.

Al Maliki tha javën e kaluar se trupat luftarake britanike nuk nevojiteshim në në Irak.

Megjithatë, Britania, sikurse edhe SHBA, po negociojnë një marrëveshje bilaterale me Bagdadin, për të lejuar trupat e tyre në Irak, edhe pasi që të skadojë mandati i KS të OKB, në fund të këtij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG