Ndërlidhjet

Shkup: 28 të arrestuar për trafik cigaresh


Policia në Maqedoni ka shkatërruar një rreth të kontrabandimit të cigareve dhe ka arrestuar 28 persona të përfshirë në trafik ilegal të duhanit, një nga bizneset më profitabile në Ballkan.

AFP njofton se gjatë natës së të martës policia ka konfiskuar 15 tonë cigare dhe ka arrestuar një biznesmen të njohur, Bajrush Sejdiun, 40 vjeçar, pronar i një ekipi lokal futbolli, i disa kompanive dhe restoranteve në Kumanovë.

"Të arrestuarit do sillen paar drejtësisë nën akuzat për prodhim ilegal, kontrabandim dhe shitje të cigareve, si dhe korrupsion dhe shkelje tjera", tha ministrja e brendshme Gordana Jankulovska.

Ajo shtoi se një numër i vendeve evropiane po hetonin këtë grup të krimit të organizuar.

Përvec cigareve, policia ka konfiskuar edhe një sasi të madhe të armëve dhe municionit gjatë bastisjes së 24 depove të dyshuara në Kumanovë dhe Shkup.
Sejdiu, që u arrestua në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës, ishte në qendër të vëmendjes ditë më parë, kur mediat raportuan se kishte blerë një makinë Mercedez në vlerë prej 520 mijë eurosh.
XS
SM
MD
LG