Ndërlidhjet

Rusi: Tre policë kanë djegur njeriun për vdekje


Prokurorët rusë kanë akuzuar tre oficerë policie se e kanë djegur një njeri për vdekje pasi e kishin detyruar të rrëfehet për vjedhjen e një sasie floriri.

Prokurorët thanë se policët e kanë ndaluar të ndjerin Armen Gasparyan afër shtëpisë së tij në qytetin Saratov buzë lumit Vollga, e kanë marrë në stacionin e policisë ku e kanë rrahur keq përpara se ta lagin me benzinë dhe t'i vënë flakën.

Oficerët e policisë, të cilët raportohet se kanë qenë të dehur, u arrestuan kur i kishte denoncuar taksisti, të cilin e kishin paguar ta hedhë viktimën në mbeturina.
XS
SM
MD
LG