Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Ballkani po tensionohet


Mali i Zi i ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s që të shpejtojnë me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në aleancë, për shkak se sipas tij tensionet po e kërcënojnë stabilitetin e vendosur në rajon nga trupat perëndimore pas luftërave të viteve të '90-ta.

"Pozicioni ynë i palëkundur është se stabiliteti mbetet çështja kryesore në rajon", tha kryeministri Millo Gjukanoviq.

Ai ka thënë se zgjidhja për këtë problem është në anëtarësimin e vendeve të rajonit.

Gjukanoviq ka bërë këto komente pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer në Bruksel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG