Ndërlidhjet

Qeveria irakiane kalon marrëveshjen e sigurisë


Kabineti qeveritar irakian ka arritur një numër përfundimesh lidhur me paktin e sigurisë me SHBA-në, pakt që parasheh largimin e forcave amerikane nga Iraku më 2011.

Zyra e kryeministrit irakian nuk pranoi të bënte publike detaje të rekomandimeve, por tashmë ato i janë dërguar këshillit presidencial.

Politikani shiit, Hadi al Ameri, që e ka kundërshtuar marrëveshjen, mund ta mbështesë atë pas zgjedhjes së Barack Obamës.

Obama mbështet tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Marrëveshja e sigurisë i lejon trupat amerikane të qëndrojnë në Irak dhe pas dhjetorit të këtij viti, kohë kur përfundon mandati i OKB-së.
XS
SM
MD
LG