Ndërlidhjet

Bush i vazhdon për një vit masat ndaj Iranit


Presidenti George Bush e ka nënshkruar urdhërin për të vazhduar edhe për një vit masat e jashtëzakonshme ndaj Iranit, të cilësuara si 'Emergjenca Kombëtare'.

Shtëpia e Bardhë tha se masat vazhdohen për shkak të "kërcënimeve të pazakonshme e të jashtzakonshme për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara si pasojë e gjendjes në Iran".

Emergjenca kombëtare u shpall në nëntor, 1979, pasi një grup studentësh radikalë islamistë e pushtuan ambasadën amerikane në Teheran dhe mbajtën peng 52 amerikanë.

Shtëpia e Bardhë tha se marrëdhëniet SHBA-Iran ende "nuk i janë kthyer normalitetit".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG