Ndërlidhjet

Berlin: Gjermania mirëpriti kthimin e tre të arrestuarve në Kosovë


Gjermania sot e mirëpriti kthimin e tre shtetasve të saj, që ishin arrestuar në Kosovë, të dyshuar për sulm me bombë kundër Zyrës Ndërkombëtare Civile në Prishtinë.

"Qeveria federale gjithnjë ishte e sigurt për pafajësinë e tre gjermanëve", tha nëpërmjet të një kumtese, Thomas Steg, zëdhënës i kancelares Angela Merkel.

Të tre personat arritën sot në Gjermani, pasi mbrëmë ishin liruar nga Gjykatësit ndërkombëtarë në Kosovë, për mungesë provash.
XS
SM
MD
LG