Ndërlidhjet

Hagë: Refuzohet kërkesa e Llukiqit për lirim


Gjykata e Hagës për krime të luftës ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Sreten Llukiq për lirim të përkohshëm gjatë pushimeve të gjykatës për festa të fundvitit.

Ish-shefi i shtabit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Sreten Llukiq, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999, në burgun e Tribunalit e pret vendimin e gjykatës, pas procesit që ka përfunduar në gusht të këtij viti.

Në fillim të këtij muaji, avokatët e tij kanë kërkuar nga Gjykata e Hagës që ai të lirohet përkohësisht.

Ish-gjenerali Llukiq, së bashku me ish-zyrtarët më të lartë të Serbisë, Milan Millutinoviq, Nikolla Shainoviq, Dragoub Ojdaniq, Nebojsha Pavkoviq dhe Vlladimir Llazareviq, janë të akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG