Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Policët serbë nën komandën e EULEX-it


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka deklaruar se të gjithë pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës, do të jenë nën zinxhirin komandues të EULEX-it, pavarësisht në cilën pjesë të Kosovës jetojnë dhe veprojnë.

"Nuk ka dilema. Për ne është i pranueshëm vetëm zinxhiri komandues, i cili vjen nga EULEX-i, e jo nga Prishtina", ka thënë ai për agjencitë serbe të lajmeve.

Bogdanoviq ka shtuar se në bisedimet me UNMIK-un, Beogradi ka insistuar se për bashkësinë serbe është me rëndësi se si do të jetë zinxhiri komandues.
XS
SM
MD
LG