Ndërlidhjet

Gazetari që sulmoi Bushin kërkon të falet


Zyra e kryeministrit irakian ka njoftuar se gazetari që gjuajti me këpucë presidentin Bush, i ka kërkuar falje kryeministrit Nuri Al Maliki, që e turpëroi atë para botës.

Zyra e Al Malikit tha se gazetari ka kërkuar të falet.

Al Zaidi u popullarizua në botën arabe pasi sulmoi me të dyja këpucët presidentin Bush, gjatë një konference për shtyp në Bagdad.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Bush nuk ndjehet i mërzitur dhe se u mbetet autoriteteve të Irakut të vendosin se çfarë dënimi i takon Al Zaidit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG