Ndërlidhjet

Kosovë: Protestë kundër dhunës në familje


"Gratë dhe burrat kundër dhunës në familje", është motoja e protestës që organizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe Rrjeti Rinor i Kosovës.

Protesta fillon mesditën e sotme dhe organizohet në gjashtë qendra të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë .

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2008, në Kosove 8 persona janë vrarë nga anëtarët e familjeve të tyre, dhe 5 raste kanë qenë tentim vrasje.
XS
SM
MD
LG