Ndërlidhjet

Moskë/Kiev: Ende pa marrëveshje për gazin


Kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek duke përfaqësuar Kryesinë e Bashkimit Evropian takohet në Moskë me kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin në një përpjekje për të tejkaluar kontestin e Moskës dhe Kievit rreth dërgesave të gazit për vendet evropiane.
Topolanek mbrëmë ka qëndruar në Kiev ku ka deklaruar se pret që Rusia dhe Ukraina të nënshkruajn një marrëveshje për të qartësuar rolin e vëzhguesve që do të monitoronin kalimin e gazit të Rusisë nëpër teritorin e Ukrainës.
Disa vende evropiane janë ballafaquar me probleme të furnizimit me gaz, pasi që Moska kishte ndërprerë dërgimin e sasive të kontraktuara nga teritori i Ukarianës për shkak të kontestit me te rreth pagesave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG