Ndërlidhjet

Turqi-BE, mendim të njëjtë për Nabukon


Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë rënë dakord për nevojën e një transportuesi të gazit drejt Evropës.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha se Ankaraja do t'i japë "mbështetje të plotë, gjatë gjithë kohës" projektit Nabuko. Ky projekt synon të importojë gazin nga Azia Qëndrore drejt Evropës duke anashkaluar Rusinë.

Erdogan gjatë ditës kishte kërcënuar Bashkimin Evropian se do të rishihte mbështetjen për Nabukon nëse procesi i integrimit të Turqisë mbetej i bllokuar.
Turqia filloi bisedimet për anëtarësi në BE në vitin 2005, por ato kanë mbetur të bllokuara për shkak të kundërshtimit të Qipros.

Erdogan po zhvillon të parën vizitë në Bruksel gjatë katër viteve të fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG