Ndërlidhjet

Kabul: Protesta për vrasjen e civilëve


Mijëra afganë kanë protestuar sot kundër presidentit Hamid Karzai dhe Shteteve të Bashkuara, pas raporteve më të reja për vrasje të civilëve të shkaktuara nga trupat amerikane, gjatë ndërhyrjes kundër militantëve talibanë.

Operacioni bë mbrëmë vonë në provincën lindore, Laghman.

Trupat e Shteteve të Bashkuara, të mbështetura nga ajri, vranë 15 militantë, por zyrtarë lokalë kanë thënë se së së bashku me tre militanë të dyshuar, janë vrarë edhe së paku 10 civilë.

Presidenti Karzai tha se vrasjet e civilëve vetëm mund t'i forcojnë terroristët.

Për këtë rast po zhvillohen hetime nga një komision i përbashkët afgano-amerikan.
XS
SM
MD
LG