Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka deklaruar se do të jetë i gatshëm të bisedojë me Iranin dhe se administrata e tij do të përgatisë kornizat sesi të bëhet kjo. Obama i bëri këto komente në një intervistë për një televizion arab.
Më herët, ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, tha se Uashingtoni po shikon mundësinë e diplomacisë direkte me Iranin. Por ajo paralajmëroi se Teherani duhet të plotësojë obligimet që dalin nga Këshilli i Sigurimit.