Ndërlidhjet

Lajiq: Kosova – prioritet absolut i SHBA-ve


Kryesuesi i Këshillit të Serbisë për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiq, tha se ndërmejt Serbisë e Shteteve të Bashkuara ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me Kosovën.

"Është përshtypje imja se Kosova absolutisht ka prioritet për Departamentin e shtetit dhe për administraën dhe kjo është temë për të cilën kemi më tepër ndarje se sa lidhur me bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës", tha Rasim Lajiq.

Ai këto komente i bëri pas takimeve me përfaqësues të administratës amerikane në Uashington.

Sipas zotit Lajiq, për të gjitha temat e tjera është arritur pajtueshmëri për avancimin e raporteve, ndërsa bashkëbiseduesit amerikanë veçanërisht ishin të interesuar për çështjen e transportit të mallit të Kosovës në Serbi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG