Ndërlidhjet

Dhoma Përfaqësuese dhe Senati miratojnë pakon


Dhoma Përfaqësuese dhe Senati amerikan kanë miratuar paketën ekonomike në vlerë prej 787 miliardë dollarë, e cila do të duhej të kishte rëndësi të madhe për Qeverinë e Presidentit, Barak Obama, në përpjekje për ta nxjerrë vendin nga recesioni dhe për ta forcuar ekonominë. Për planin kanë votuar 246 anëtarë të Dhomës Përfaqësuese, ndërsa kundër tij ishin 183 përfaqësues. Për planin e kompromisit nuk ka votuar asnë republikan. Lideri i shumicës në Dhomën Përfaqësuese, Steni Hojer ka deklaruar se ky plan mundëson lehtësira tatimore për miliona amerikanë, ndërsa shumica e atyre që për shkak të krizës eknomike kanë humbur vendin e punës, do të marrin ndihma.
XS
SM
MD
LG