Ndërlidhjet

Grupi G7 diskuton për stabilizimin e ekonomisë


Stabilizimi i ekonomisë botërore dhe i tregjeve, është "prioriteti më i lartë" i Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë, thuhet, pos tjerash, në propozim deklaratën e ministrave të financave të G7-tës.

Mëtutje, G7-ta thotë se do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ripërtrirë "besimin e plotë në sistemin global financiar".

Samiti i shtatë vendeve më të industrializuara të botës fillon sot në Romë. Në samit marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG